Delta/ 1 viktimë nga Covid në Kosovë shtohen rastet e infektimeve

0

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të premten. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 70 persona, ndërsa 8 janë shëruar.

MSH-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë, përfshirë 2.941 testimet e fundit, janë testuar 729.646 persona, pozitivë kanë rezultuar 108.273 persona dhe kanë vdekur nga COVID-19 2.226 persona. Janë shëruar 105.641 pacientë.

Numri i rasteve aktive është 366. Më herët ministria e Shëndetësisë pati rapotuar se 90% e rasrteve me Covid ishin nga virusi Delta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu