Delvinë/ 30-vjeçarja gjendet e varur në tualetin e shtëpisë, lë pas djalin e saj 9 vjeç

0

Nëna e një 9-vjeçari, Teuta Kondi, është gjetur e varur në tualetin e shtëpisë së saj në fshatin Fushë Verri të Delvinës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite, teksa është bërë me dije se 30-vjeçarja është vetëvrarur.

Shtetasja është gjetur e pajetë nga vëllai i saj, ndërkohë që mësohet se bashkëshorti i saj ka qenë bari me bagëti.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu