Dëme të mëdha në godinën e PD nga protesta e sotme, gjithsej 50 të shoqëruar

0

50 persona janë shoqëruar nga forcat e rendit në Tiranë në lidhje me protestën e sotme që u organizua në godinën e Partisë Demokratike. Me kalimin e orëve, numri i të ndaluarve vazhdon e rritet. Shumica prej tyre u kapën në flagrancë nga autoritetet e policisë. Këta persona akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Mes të ndaluarëve është dhe këngëtari i njohur Stresi.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ai i drejtësisë Ulsi Manja premtuan zbatimin e ligjit deri në fund për personat që kanë kryer vepra penale në protestën e sotme ku u shkaktuan dëme të mëdha materiale nga demonstruesit që kërkon të merrnin selinë e PD dhe të nxirrnin jashtë saj kryetarin Lulzim Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu