Demi Lovato flet për verbërinë dhe pasojat e tjera të mbidozës së saj

0

Në një intervistë të re me People, Demi Lovato tregon për verbërinë e pjesshme me të cilën po jeton tani, duke shpjeguar se si kjo ndikon në jetën e saj të përditshme.

“Edhe kur vishem, nuk mund t’i shoh këpucët e mia. Më duhet të pyes dikë tjetër: A shkojnë këpucët me veshjen time?”

Këngëtarja thotë se ajo po përpiqet të përballet me këto sfida të reja me shumë durim dhe sens humori.

“Mendoj se është e rëndësishme të qeshësh kur të mundesh. Kur derdha pijen në drekën e ditës së Falenderimeve me familjen, ajo u përhap kudo nëpër shtëpi dhe të gjithë filluam të qeshnim.”

Në një intervistë të mëparshme, Demi zbuloi se humbja e shikimit e kishte detyruar të mos i jepte dot makinës dhe ia kishte bërë të vështirë leximin.

Këngëtarja pësoi një atak në zemër dhe tre goditje në tru pas kalimit në mbidozë dhe ajo vazhdon të përballet me një numër sfidash shëndetësore përtej humbjes së shikimit, përfshirë dëmtimin e trurit, probleme me dëgjimin etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu