“Demokratët e kanë derën e hapur”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët

0

Edi Rama nga Shkodra deklaroi se Partia Socialiste duhet të hapë dyert për të gjithë edhe për demokratët. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Në rrjetin social “X” Bardhi shkruan se “Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje”.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu