Dëmtohet argjinatura e lumit Shkumbin ,rrezikohen disa banesa. Ja cfarë thonë banorët?

0

Dëmtohet argjinatura e lumit Shkumbin, rrezikohen disa banesa. Banorët: Bojkotojmë zgjedhjet nëse s’merr zgjidhje problemi

Dëmtimi i argjinaturës se lumit Shkumbin pranë fshatit Thanasaj në njësinë administrative Dushk në bashkinë Lushnjë rrezikon të përmbyt dhe shemb disa banesa.

Gërryerja e argjinaturës me një gjatësi mbi 150 metra ka dëmtuar edhe segmentin rrugor që lidh fshatin Thanasaj me rrugën kryesore. Banorët kanë bërë kërkesë pranë bashkisë Lushnjë për ndërtimin e një muri mbajtës dhe rikonstruksionin e 1,5 km të segmentit rrugor që lidh fshatin me rrugën kryesore, por deri më tani për ta nuk është bërë asgjë.

Ata kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë zgjedhjet e 25 prillit, nëse nuk zgjidhet kjo problematikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu