74-vjeçari bie në pus

0

 

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në fshatin Agim të Libofshës ku një 74-vjeçar u gjet i mbytur në pus. Burime bëjnë me dije se ai është Jorgji Sota.

74-vjeçari ka qenë duke vendosur pompën e ujit për të vaditur të mbjellat, por ka rrëshqitur duke rënë brenda në pus. Ai është gjetur i pajetë nga kushëriri i tij i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Viktima jetonte i vetëm, pas ndarjes nga jeta dy vjet më parë të bashkëshortes së tij. 74 vjeçari është baba i dy djemve që janë emigrantë në Itali.

Ndërkohë, policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, e transportuan 74 vjeçarin në morgun e Fierit për kryerjen e ekspertizës ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu