Dëmtohet në punë punonjësja e fabrikës së përpunimit të plastikës në Peqin, dërgohet në spital

0

Një punonjëse e fabrikës së përpunimit të plastikës në Peqin ka mbetur e lënduar gjatë procesit të punës. Për pasojë 49-të vjeçarja D. B. është dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit, për shkak të një dëmtimi në dorë, shtetasja D. B., 49 vjeçe, e cila paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës, në një fabrikë për përpunimin e plastikës.

49-vjeçarja aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu