9 Mars, ky shtet europian vendosi dënim me vdekje për puthjen në publik

0

Më 9 mars të vitit 1562 në Napoli të Italisë, puthja në publik u ndalua me ligj dhe u bë e dënueshme me vdekje.

Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje.

Ky vendim u morë pasi institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik. Në këtë mënyrë, përhapja e murtajës në Europë u bë më e ngadalët.

Ndërsa në vitin 1910 Franca ndaloi puthjet në stacione sepse konsideronin që puthjet po vononin mjetet e transportit. Edhe në Britani të Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretërinë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu