Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefi i krimeve të Elbasanit

0

Ish-shefi i policisë, Leonard Palushi, do të vuaj dy vite e katër muaj heqje lirie për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së për ish-shefin e Krimeve të Elbasanit Leonard Palushi.

Njoftim:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.P. për kryerjen e veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 3 (tre) vite e 6 (muaj) burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri L.P. me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të të pandehurit L.P. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin L.P., për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar…”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 23, datë 11.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu