Deputeti i PS, Adi Qose: Bypassi i Elbasanit kërkon nisje urgjente!

0

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Adi Qose, ka ngritur shqetësimin për vonesat në nisjen e punimeve të Bypass-it të qytetit, duke e cilësuar situatën si një emergjencë ndërtimi.

Në një postim të bërë në profilin e tij në rrjetet sociale, Qose njofton se ka adresuar pranë Ministrisë së Financave nevojën e qytetarëve për të nisur sa më shpejt punimet. Ai thekson se rruga do të lehtësojë trafikun jo vetëm në Elbasan, por edhe në Peqin, Cërrik, Librazhd, Belsh, Gramsh dhe Prrenjas, duke përmirësuar lidhjet rrugore të juglindjes së vendit.

Deputeti shton se ndërkohë që puna për Korridorin VIII Elbasan-Lekaj po avancon me ritme të shpejta, është e domosdoshme të çohen përpara edhe veprat për Bypass-in e Elbasanit, që konsiderohet një projekt kyç për zhvillimin e infrastrukturës rajonale.

Postimi i deputetit Adi Qose