Deputetja : Nëna ime , shembull i diskriminimit në Maqedoni

0

Deputetja e Partisë Alternativa në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Safije Sadiku Shaini tregoi se nëna e saj prej 50 vitesh lufton për të marrë shtetësinë maqedonase por është përballur me diskriminim vetëm se është shqiptare.

Deputetja tregoi se rasti i së ëmës, është një shembull i mijërave rasteve të tjera që iu janë bërë shqiptarëve ndër dekada.

Për këtë arsye, ajo tha se si opozitë shqiptare kanë propozuar në Kuvend ndryshimin e ligjit që iu ofron atyre që kanë jetuar në Maqedoninë e Veriut që prej kohës së ish Jugosllavisë të marrin shtetësinë pa patur nevojë që të kalojnë në ato procedura të ligjit të mëparshëm.

Nëna ime jeton në Maqedoni gati 50 vite dhe ka aplikuar dhe nuk ia kanë dhënë shtetësinë. Ka aplikuar shumë herë ka patur raste që e kanë refuzuar për shkak se ka thënë se është rrezik për shtetin, raste të tjera se nuk ka njohuri për gjuhën maqedonase dhe kur ka hyrë në testim nuk ka kaluar.

Nëna ime është vetëm një shembull i diskriminimit që i është bërë shqiptarëve në dekada në Maqedoninë e Veriut.  Kjo ka ndodhur me mijëra qytetarë me të njëjtin problem dhe pushteti nuk e ka parë si të arsyeshme për ta zgjidhur gjendjen e klëtyre qytetarëve të cilët sot e kësaj dite vazhdojnë të jetojnë në vend po pa të drejta të barabarta me qytetarët që kanë shtetësinë.”, tha ndër të tjera ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu