Jason Derulo zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

0

Këngëtari Jason Derulo pritet të bëhet baba për herë të parë. Pas muajsh heshtje, Jason bashkë me të dashurën e tij, Jena Frumes, kanë njoftuar ndjekësit e tyre në Instagram se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Vetë Jason Derulo, publikoi një video me të dashurën e tij teksa të dy ecnin përgjatë plazhit gjatë perëndimit të diellit. Aty duket që këngëtari puthi barkun e mamasë së fëmijës së tij të ardhshëm.

“Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes,” shkroi Jason në një video.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu