‘Deri në përqafimet tona të ardhshme, të dua pafundësisht Ota’, dedikimi prekës i të birit për regjisoren

0

Të enjten (23 qershor) u bë e ditur se ka ndërruar jetë regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Ajo ishte e diagnostikuar me kancer në vezore që nga viti i kaluar, ndërkohë që së fundmi po trajtohej në Londër, ku edhe vdiq.

Një reagim për vdekjen e producentes së famshme e ka bërë edhe djali i saj, Lekë Berisha.

Ai ka shpërndarë një sërë fotografish në rrjete sociale, gjersa edhe i ka bërë një dedikim prekës.

“Deri në përqafimet tona të ardhshme, të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, kanë qenë fjalët e të birit.

Lajmin për vdekjen e Vjosës e kumtoi bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, i cili tha se vdiq në spitalin University College Hospital në Londër.

Lekë përndryshe është fëmija i vetëm i të ndjerës dhe partnerit të saj, Fatosit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu