Burri kërkon ndihmë nga gruaja, bëhen bashkë dhe rrahin vëllanë

0

Një çift bashkëshortët janë vënë në prangat e policisë në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë në familje.

Më konkretisht ata kanë dhunuar vëllanë e bashkëshortit të arrestuar. Në këtë vepër penale ka marrë pjesë edhe kunata.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 55 vjeç, dhe M. B., 39 vjeçe (bashkëshortë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. B. (vëllai i 55-vjeçarit).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu