Dëshirani i Belshit me resurse por i harruar

0
Screenshot

 

Fshati Dëshiran në bashkinë e Belshit ndonëse një fshat atraktiv fatkeqësisht nuk ka marrë vëmendjen e duhur sa i takon investimeve. Si në pjesën më të madhe të fshatrave të qarkut të Elbasanit edhe këtu problem mbetet infrastruktura. Rruga e vetme që ka fshati është e degraduar dhe shumë problematike sidomos në dimër ndaj banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje .

Ky fshat ka resurse të shumta natyrore dhe nëse mërr vëmendjen e duhur mund të kthehet në një pikë turistie shumë të preferuar nga vizitorët.