Dëshmia e të dashurës ngre dyshime të reja për të riun që u gjet në pyll i pajetë

0

Nga fundi i muajit tetor të këtij viti, u risoll në vëmendje rasti i vetévrájes së të riut Antonio Karafili më 14 qershor 2018 në Voskopojë. E dashura e tij, Kejsi Spaillari ishte personi i fundit që e pa të riun para se të merrte aktin ekstrem. Ajo thotë se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Çështja u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios.

Kejsi tha:

Me Antonion kemi pasur lidhje dashurie prej 2 vjetësh dhe familjet tona ishin në dijeni. Atë ditë rreth orës 17:00 jemi takuar me xhaxhain tim dhe djalin e tij të vogël përballë një lokali për të sqaruar një sherr midis xhaxhait tim dhe Antonios. Më pas shkuam sërish në Voskopojë dhe ndaluam tek lokali i prindërve të Antonios, taverna “Mishel”. Antonio doli nga makina u ul në një gurë dhe ishte i stresuar e i nervozuar. Ai dyshonte se unë kisha një lidhje të dytë për këtë dhe debatuam. I thashë hajde ikim për në Korçë, por më tha ik ti se unë do të rri këtej. Në qoftë se ka pólicë në rrugë më merr Misheli në telefon. Mbaj mend se më dha disa sende personale të Antonios, vëllait të tij Mikelit. U takova me vëllain e tij në Korçë tek Shën Mëria dhe morëm, Mozën, mamanë e Antonios. U ngjitëm për në Korçë.

Ngjarja duket e dyshimtë, pasi më shumë ngjan si vrásje sesa vetëvrásje. Çështja u mbyll nga prokurorja Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi. Prova dhe detaje të reja provojnë dyshimet e familjarëve, se djalit të tyre i është marrë jeta.

Babai i të riut tha:

Unë e kam parë në kompjuter në polici. Minutë pas minute vijnë dy denóncime. E para është në orën 6 pa 2 minuta, ku thotë Andon Karafili qarkullon me ármë dhe e dyta pas një minute, thuhet Andon Karafili vrét veten me ármë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu