44 të infektuar me Covid-19 në Elbasan, mes tyre 6 mësues dhe 7 nxënës

0

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet çdo ditë e më shumë e bashkë me të dhe numri i jetëve të humbura.

Vetëm ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë. Nga këto 44 raste pozitive ishin regjistruar vetëm në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se mes të të infektuarve janë 6 mësues dhe 7 nxënës, ndërkohë që nga 14 shtatori i cili përkon me nisjen e vitit të ri shkollor në vendin tonë janë infektuar me Covid-19, 77 mësues prej të cilëve disa kanë humbur dhe jetën.

Sakaq në 24 orët e fundit kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin 7 mësues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu