Dështon seanca për ish-kreun e Kushtetueses Bashkim Dedja, shtyhet më 4 korrik

0

Akuzohet për fshehje të pasurisë pasi dyshohet se ka blerë një apartament në Golem të Kavajës me burime të paligjshme.

Dështon për të dytën herë çelja e gjykimit për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Seanca e nisur sot, u shty për shkak të mungesës së prokurores Doloreza Musabelli.

Bashkim Dedja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për fshehje të pasurisë pasi dyshohet se ka blerë një apartament në Golem të Kavajës me burime të paligjshme.

Apartamenti ishte regjistruar në emër të vëllait të Dedjes. Seanca e radhës u caktua më 4 korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu