Detaje dhe foto nga ekzekutimi në Shkodër. Trupi në trotuar, digjet makina te baipas-i

0

Krimi trondit Shkodrën.
Naim Bajri u ekzekutua në lagjen Rus në afërsi të merkatos së peshkut. Një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Disa minuta pas vrasjes në markatë, makina që dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës.

Trupi i viktimës ndodhet ende në trotuar, në afërsi të një bar kafeje, ndërkohë që zona është një nga më të populluarat në qytetin e Shkodrës. Kalimtarë të rastit, nxitojnë të shokuar, teksa përballen me trupin e pajetë të Bajrit në trotuar.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytetin e Shkodrës me qëllim kapjen e autorit.

Rreth 20 vite më parë, Naim Bajrit i kanë vrarë edhe djalin, Endritin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 21.10.2001, ku shtetasi, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endrit Naim Bajri.

Përplasjet mes fiseve kanë vijuar dhe me ekzekutime të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu