Dervish Hasa, 42 vjeç ra në prangat e policisë së kryeqytetit ditën e sotme. 42-vjeçari është me profesion mjek kirurg dhe u kap nga policia pasi u denoncua se shfrytëzonte një të mitur 16-vjeçare për prostitucion.
Siç bëhet me dije, Hasa ishte i besimit musliman dhe e prezanonte të miturën si gruan e tij të katërt, ndërsa në shtëpi kishte edhe 3 gra të tjera.
Në fjalët e para pas arrestimit, mjeku ka thënë se e mitura kishte ardhur tek ai me dëshirën e saj.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.