Detaje nga plagosja me armë në Shijak, reagon policia: U identifikua autori, vijon puna për kapjen e tij

0

Zbulohen detaje të reja në lidhje me plagosjen në Shijak. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se autori, 30 vjeç, është identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tij.

Në lidhje me ngjarjen, sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në këmbë, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin 36-vjeçar, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu