Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të një 15-vjeçari në Shkodër.
Mësohet se edhe autori i krimit është gjithashtu një 15-vjeçar. Policia, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka identifikuar e shpallur në kërkim adoleshentin vrasës.
Efektivët janë duke bërë kontrolle në banesën e tij dhe në banesa të të afërme të tij, ku adoleshenti dyshohet se fshihet.
Shkaku dyshohet për motive të dobëta. Po kryhen kontrolle në banesën e autorit të krimit dhe të të afërmve të tij. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta.