Detaje nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar: Sherri lindi për lekët, punonte në ndërtim pa letra

0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar të hënën që lamë pas, në ishullin e Mykonos në Greqi. Sipas mediave greke i riu shqiptar punonte në sektorin e ndërtimit dhe vrasje ndodhi pas një zëmke për shkak të mosmarrëveshjeve për lekët.

Hetimet nga autoritetet greke dhe dëshmia e pesë të arrestuarve kanë bërë që të zbulohet se në sherr kanë marr pjesë 12 shqiptarë, të cilët kishin lënë takim për t’u sqaruar në Mykonos.

Agravimi i situatës dhe nxehja e gjakrave bënë që zënka të përfundonte me një viktimë. 27-vjeçari u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend.  Mësohet se ai kishte disa muaj në Mykonos pa dokumente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu