Detaje nga vrasja e Niko Goro/ Në furgon ndodheshin katër persona

0

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Niko Goro në Himarë. I vdekuri ishte me të motrën pranë supermarketit të kësaj të fundit në momentin që është qëlluar.
Nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur edhe motra, ndërsa është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se kanë qenë katër persona në një furgon, ndërsa ka zbritur vetëm njëri . Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së Goros. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu