DETAJE/ Shpërthimi në Lushnjë, një viktimë, shkon në dhjetë numri i të lënduarve

0

LUSHNJË- Tek rreth rrotullimi i Plastmasit në Lushnjën gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim të fuqishëm duke i marrë jetën një personi dhe dhjetë të tjerë janë lënduar, me të cilëve dhe deputeti socialist Bujar Çela.

Raportohet se të plagosuri janë dërguar në spital, ndërsa deputeti socialist është futur në sallën e operacionit.

Konfirmohet nga burimet zyrtare spitalore se një person ka humbur jetën ndërkohë katër të tjerë janë plagosur, dhe mes tyre ndodhet deputeti Bujar Çela. Në këto momente deputeti Çela i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu