Zbardhen detaje se si ndodhi sherri me thika në Elbasan.
I riu i plagosur, Fabio Shypeja ka një lokal në zonën ku ndodhi ngjarja.
Agresori është Petrit.R 54 vjeç, endacak që mbledh kanaçe si dhe një njeri i alkoolizuar.
Në momentin kur ndodhi ngjarja, 54 vjeçari ka qenë duke ofenduar familjarët e të riut dhe ai e nxjerr jashtë ambienteve të lokalit.
Pas kësaj, mbledhësi i kanaçeve, ka shkuar te karroca ku kishte kanaçet, merr një thikë dhe e godet mbas shpine drejt e në fyt Fabio Shypenë.
I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia e kapi autorin pas disa minutash. Infoweb Media