Detaje/ Si u aksidentua me vdekje 20-vjeçari në Elbasan

0

Makina përplas për vdekje këmbësorin në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur pranë nënkalimit të hekurudhës, në një vend ku kanë ndodhur mjaft aksidente me vdekje.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, i riu Fiori Sula 20 vjeç ka qenë duke kaluar te vijat e bardha, kur mjeti ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur.

Për ngjarjen u njoftuan policia dhe autoambulanca. Megjithëse iu dha ndihma e parë, 20-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ndërkohë shoferi që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Për këtë qëllim do të përdoren kamerat e bizneseve përgjatë rrugës. Infoweb Media

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu