Detaje të reja/ Djegia e makinës në Krujë: Në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili u gjet i groposur në Nikël. (Historia)

0

 

Një makinë është djegur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ndërsa ngjarja është e qëllimshme. Burime nga Policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina e djegur është në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në vitin 2018 në fshatin Nikël.

Hysa rezultonte se ishte një person i shpallur në kërkim policor për një vrasje që ka ndodhur në Sarandë, përpara disa vitesh. Për 34-vjeçarin e gjendur të vrarë në varreza, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një vrasje të ndodhur në 10 korrik 2015 në Sarandë.

Hysa rezultonte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit. Ky i fundit ishte pronar lavazhi pikërisht në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu