Në gjendje të rëndë psikologjike/ I jep fund jetës i moshuari, bie në kontakt me rrymën elektrike

0

Një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi Dh.H dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:00, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në banesë, dyshohet se në gjëndje të rënduar psikologjike është vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Dh. D., 70 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu