Detaje të reja nga aksidenti i rëndë/ Pas shuarjes së flakëve nxirren nga makina drejtuesi dhe pasagjeri,ndërkohë shoferi niset me urgjencë për në spitalin e Traumës

0

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur pak më parë në aksin Milot-Mamurras.

Makina që është përfshirë në aksident fillimisht është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Ekipi i zjarrfikëseve që shkruan për të shuar flakët bënë të mundur nxjerrjen prej mjetit të drejtuesit të mjetit dhe një pasagjeri.

Drejtuesi është dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërsa pasagjeri është dërguar në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu