“Ujërat e zeza na i kanë lënë në derë”/Përveç virusit banorët shqetësohen edhe për fekalet

0

Fekalet janë në ajër dhe e keqja që është e virusi nëpër këmbë”. Prej vitesh banorët e Togëzit të Librazhdit rrezikojnë shëndetin e tyre. Si të mos mjaftojë frika nga pandemia ata përballen me këto ujëra të zeza të cilat vërshojnë nëpër rrugë dhe pranë banesave të tyre. “Ujërat e zeza na i kanë lënë në derë” tha një banor.

“Dalim shkelim, fekalet dhe i fusim në shtëpi. Ka 12-13 vjet që është kështu” tha një tjetër banore. E disa riparime që janë bërë një vit më parë në sistemin e kanalizimeve nuk e kanë zgjidhur këtë problem.

“Vunë tubat e reja dhe nuk i zunë ato të vjetrat”. Thonë se janë ankuar dhe në bashkinë e Librazhdit por askush nuk është kujdesur që t’i sistemojë. “Dy herë kam qenë vetë personalisht tek kryetari i bashkisë, po nuk është marrë asnjë masë”.

“S’kemi ku të përplasemi. Jemi ankuar në bashki po s’na kanë fërshëllyer fare” tha një tjetër banor.

Në fshatin Togëz jetojnë rreth 100 familje një pjesë e të cilave po bashkëjetojnë me ujërat e zeza duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre.
Abc News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu