Detaje të reja nga Durrësi/ Babai plagos me thikë vajzën dhe dhëndrin

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit. Pranë tregut të fruta-perimeve, dy persona, një çift i ri, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës, në rrethana që po hetohen nga Policia.

Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmive të mbledhura në vendngjarje, autori i dyshuar është babai i vajzës, i cili dyshohet se ka goditur me thikë fillimisht të bijën dhe më pas dhëndrin. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në lagjen nr. 12 të qytetit, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët.

Të plagosurit janë transportuar me mjete të rastit drejt spitalit për ndihmë mjekësore urgjente. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ata kanë marrë disa plagë nga goditjet me thikë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit. Pritet një njoftim zyrtar në orët në vijim, ndërsa lajmi mbetet në përditësim.