Detaje të reja nga operacioni i SPAK/ Goditet grupi i fuqishëm i krimit në Elbasan, 10 të arrestuar

0

Një megaoperacion është duke u zhvilluar nga ana e SPAK në disa qytetet te vendit.

Burime bëjnë me dije për Infowebtv se operacioni është shtrirë në Elbasan, Durrës dhe Tiranë për goditjen e grupeve kriminale.

Në pranga kanë përfunduar të paktën 10 persona, në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve në këtë qytet urdhër arrestet janë lëshuar për llogari të një grupi kriminal mjaft të fuaishëm në Elbasan, që janë lakuar së fundmi për disa ngjarje kriminale. Mes të arrestuarve janë edhe efektivë policie që kanë ndihmuar këto persona.

Akuzat e ngrituras nga SPAK janë për vrasje, shantazh, rrëmbim.

Paraprakisht dyshohet se urdhër arrestet janë lëshuar pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar bashkëpunëtorët dhe urdhëruesit e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura kryesisht në qytetin e Elbasanit.

Dumani u arrestua pak javë më parë në qytetin e Fierit, në një aksion të policisë së shtetit, pasi i shpëtoi një përplasje me armë në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Ai dyshohet se u përball me armë me Talo Çelën, një prej 5 personave më të kërkuar aktualisht në vendin tonë, pjesë e grabitjes së Rinas, dhe i dyshuar për disa vrasje që pasuan në vitet e fundit.

As SPAK dhe as Policia nuk kanë dhënë njoftim për aksionin që është ende në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu