Detaje të reja nga vdekja e valltarit francez në Greqi: Ishte gjallë brenda rezervuarit për 8 ditë me radhë

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja valltarit francez në Pire të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se, Timothy Radocic, ka qenë i gjallë për tetë ditë me radhë, i bllokuar në rezervuarin e një vile të shkatërruar në Mavromichalis të Pireut.

I riu fatkeq, thërriste për ndihmë, por askush nuk po e dëgjonte. Autoritetet greke, teksa kanë konstatuar trupin e viktimës 9 muaj nga zhdukja e tij, kanë mbetur të shokuar nga ajo që kanë parë. Ai ndodhej në një rezervuar bosh, pesë metra të thellë, shkruajnë mediat greke.

Në 21. gusht 2020 ai i shkruante familjarëve se ishte bllokuar e po qëndronte pa ujë e ushqim për ditë me radha. Ndërsa ditën e fundit, ku dhe ndërroi jetë ai shkroi: Provova gjithçka…”

Viktima nuk i ka kursyer mesazhet në drejtim të familjes: Ju dua, babi, Rick, Tiffany”. Ju dua shumë familja ime”. Ai i drejtohej kështu babait, të vëllait dhe motrës. Avokati i çështjes e ka cilësuar vdekjen e Timothy si jo aksidentale, duke paralajmëruar që në ditët në vijim do të ketë zhvillime të tjera në këtë drejtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu