Detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçares në Florida, edhe të atin ia kishin ekzekutuar për këtë arsye

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida, SHBA, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në një makinë.

Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasen Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra.

Kur oficerët mbërritën, ata e gjetën 27-vjeçaren të vdekur brenda një makine nga një plagë e dukshme me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin të padëmtuar, por të tmerruar.

Oficeri i policisë që e gjeti të vdekur shqiptaren u shpreh: “Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre. Sa herë që kemi fëmijë, jeta e të cilëve është prekur nga dhuna në këtë mënyrë, ne i kërkojmë komunitetit që të lutemi së bashku dhe ti ndihmojmë ata”. 

Aktualisht policia vazhdon të hetojë të dyshuarit e mundshëm për krimin e rëndë që i mori jetën shqiptares. Policia iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje.

E reja shqiptare kishte emigruar prej kohësh për një jetë më të mirë në SHBA, ku ishte vendosur në Florida.

Mësohet se shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekzekutuar babain në Shqipëri në vitin 1996, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë në cështje të trafikut të drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu