DETAJE të reja nga vrasja e Liridonës/ Lidhja e Naim Murselit me kunatën e Kushtrim Kokallës, babai zbulon mesazhet

0

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Liridona Admeajt, krim që dyshohet se u urdhërua nga bahskëshorti i saj, Naim Murseli.

Babai i Naimit, Shaban Murselika dhënë një tjetër dëshmi para hetuesisë, duke zbuluar se ka qenë në dijeni për një problem familjar të djalit të tij, ngjarje që sipas tij , ka ndodhur rreth një vit para ekzekutimit të Liridonës.

Babai i Naim Murselit raportohet se ka thënë se djali i tij e ka pasur një konflikt me djalin e hallës së tij, K. Kokallën, vëllain e Kushtrim Kokallës, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Ai ka thënë se disa mesazhe të shkëmbyera nga Naim Murseli me bashkëshorten e K. Kokallës, ishin bërë problem në familjen Murseli.

Kushtrim Kokalla akuzohet se është personi që ka krijuar planin për vrasjen e Liridonës, e po ashtu që ka prezantuar Naim Murselin me Granit Plavës, vrasësin e të ndjerës.

“Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B., gruan e K. Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale”, ka thënë Shaban Murseli në dëshminë e dhënë në Polici.
Shaban Murseli ka thënë se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje, por shtoi se nga ky rast janë ftohur marrëdhëniet mes tij dhe Naimit.

“Mirëpo e di qe Naimi me Liridonën dhe K. me B. janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast Naimi i ka ftohur marrëdhëniet me në një mënyrë me mua dhe familjen”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu