Detaje të reja për vrasjen në Fushë-Krujë: Identifikohen autori dhe viktima

0

Nikël, Fushë-Krujë – Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Nikël, ku një konflikt mes dy familjarëve ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Sipas burimeve paraprake, autori i dyshuar i krimit është Eduart Ahmataj, ndërsa viktima është Artur Cangu. Mësohet se ky i fundit është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga kunati i tij.

Burimet bëjnë me dije se mes dy personave kishte pasur edhe më herët përplasje, ndërsa dyshohet se konflikti i disa ditëve më parë ka çuar në përshkallëzimin fatal të situatës.

Një element i rëndësishëm i hetimit është fakti se, sipas të dhënave paraprake, ka qenë vetë autori i dyshuar ai që ka njoftuar policinë pas ngjarjes.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të çështjes dhe kapjen e autorit.