Qindra besimtarë në Elbasan ndjekin procesionin e Epitafit

0
Screenshot

Edhe në qytetin e Elbasanit është zhvilluar procesioni i Epitafit, ku kanë qenë të pranishëm qindra besimtarë ortodoksë. Nën drejtimin e Mitropolitit të Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit, Imzot Andoni, të shoqëruar nga banda frymore “Afërdita”, ata kanë përshkuar bulevardin kryesor të qytetit.

E Premtja e Zezë, apo e Premtja e Madhe, shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq dhe kremtohet me rituale si “Udha e Kryqit” dhe zbritja e Epitafit. Kjo ditë përkujton sakrificën e Krishtit, ndërsa besimtarët ortodoksë dhe katolikë e nderojnë me agjërim dhe lutje, në prag të Ringjalljes së Pashkëve.