Detaje të reja,ja si Edi Rama i fali Bolinos tokën e shkollës së fëmijëve

0

Mesditën e kësaj të shtune, Në njësinë nr.7 Tiranë, një grup banorësh janë ngritur në një protestë të madhe kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për ti falur shërbyesit të tij mediat, Karlo Bollino, tokën dhe objektin, ku ishte planifikuar që të ngrihej një shkollë e mesme, aq e domosdoshme për fëmijët e tyre.

Por si është historia e kësaj afere të paprecedentë, Rama-Bollino, në kurriz të fëmijëve të njësisë Bashkiake nr. 7?

Bashkia e Tiranës në vitin 2012 kur hartoi Plani Urbanistik i Tiranës në zonën e ish ndërmarrjes së orëve në Rr. Ndre Mjeda në njësinë Bashkiake nr.7, vendosi që ky ambient të shërbente për ndërtimin e një  gjimnazi i cili do të mbulonte mbi  50,000 banorë të një zone, që nis që nga Sheshi Ataturk, tek Pallati me Shigjeta, gjithë Unazën e Madhe, Fushën e Aviacionit, Sheshin Shqiponja, Sheshin Rilindja (Zogu i Zi) e kthehet tek Sheshi Ataturk.

Në atë kohë edhe familjet që kishin trashëgimi në një pjesë të këtij trualli kur mësuan se bëhej fjalë për ngritjen e një shkolle të domosdoshme, nuk ngritën më pretendime.

Por rreth 2 vite më parë, Edi Rama, vendosi që të anulojë ndërtimin e gjimnazit dhe të gjithë këtë pasuri ish-shtetërore dhe private t`ja falë kanakarit të tij mediatik, italo-shqiptarit Karlo Bollino.

Pra Rama zgjodhi që të shpërblejë me 4000 metra katrorë dhe objektin aty një shërbëtor mediatik pa kushte, duke sakrifikuar mijëra banorë dhe fëmijët e tyre në Njësinë Bashkiake nr. 7, të cilët sërish kushedi edhe për sa vite do të ngelen pa gjimnazin e planifikuar që në vitin 2012. që pranon të mos ketë gjimnaz për fëmijët e tyre.

Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja e kësaja proteste të madhe kundër Ramës dhe miqve të tij nga banorët e zemëruar të njësisë bashkiake nr. 7 këtë shtunë.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu