Detajet e reja/ U gjet e pa jetë në banesë me shenja në fyt 47-vjeçarja. Fqinjët: I vranë burrin para 7-viteve, kishte konflikte me…

0

 

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me gruan e cila u gjet e vdekur në banesën e saj me shenja prerjeje në qafë, në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Ajo u identifikua si Violeta Gjuraj 47-vjeç. Burime bëjnë me dije ajo vuante prej kohësh nga probleme depresioni dhe merrte kurim të posaçëm për shqetësimet e shëndetit mendor.

Komshinjtë e të ndjerës deklarojnë jashtë kamerave se Violetës i kanë vrarë burrin 7 vite më parë, me të cilin ajo ka patur tre fëmijë, 2 vajza dhe një djalë. Për shkak të konfikteve familjare dhe marrëdhënieve jo të mira me fëmijët 47-vjeçarja jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike.

Gjithashtu bëhet me dije se ajo ishte në konflikt me familjarët e ish-bashkëshortit por nuk dihet ende nëse viktima i ka dhënë fund jetës apo është mbytur nga dikush tjeter.

Kujtojmë se ka qenë djali i viktimës ai i cili ka njoftuar policinë pasi prej 3 ditësh nuk kishte komunikuar me nënën që nuk i hapte telefonin. Denoncimi në polici ështe bërë mbrëmë rreth orës 12 e 30.

Sot paradite policia ka thyer portën e banesës së 47 vjeçares e cila është gjetur e vdekur. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të nxjerrë në dritë rrethanat e kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu