Detyron ish-të dashurën të kryejë marrëdhënie me dhunë,arrestohet 30-vjeçari

0

Një 30-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës, për shkak se i ka shkuar në banesë dhe ka përdhunuar ish-të dashurën e tij.

Mësohet se i riu që është vënë në pranga është identifikuar si Ledjon Spahiu ndërsa mban edhe emrin Besmir Kurtdeda, ndërkohë që ka kryer dhe marrëdhënie me dhunë me ish-të dashurën e tij 20-vjeçare, dhe e ka mbajtur peng për disa orë atë.

E reja është pajisur me urdhër mbrojtje pas ngjarjes së rëndë.

”Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë për rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu