Dhera në Qafë Thanë-Pogradec, kalimi në disa segmente bëhet vetëm në njërin krah të rrugës

0

Vijojnë problemet me vërshimin e ujërave në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, si pasojë e reshjeve dhe grumbullimit të aluvioneve.

Pusetat kulluese janë bllokuar, duke bërë që uji dhe dherat të dalin mbi rrugë dhe të pengojnë qarkullimin.

Situata më problematike është pranë fshatit Gur i Kuq, ndërsa ka patur problematika edhe pranë fshatit Udënisht dhe në afërsi të burgut.

Në zonat problematike, lëvizja e automjeteve kryhet vetëm në një korsi, ndërsa po punohet për stabilizimin e situatës.

Për drejtuesit e mjeteve apelohet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit.