VIDEO/Laboratori shtetëror i analizave në Gramsh fluks pacientësh

0
Screenshot

Laboratori shtetëror i analizave pranë Spitalit Bashkiak të Gramshit përballet çdo ditë me një fluks të konsiderueshëm pacientësh, ndërkohë që vijon të funksionojë me aparatura të vjetëruara dhe teknologji të munguar.Sipas kryeinfermieres së laboratorit, Lindita Fusha, aktualisht kryhen rreth 18 lloje analizash, ndërsa numri i pacientëve varion nga 30 deri në 40 në ditë.

Megjithatë, pajisjet e amortizuara dhe mungesa e kapaciteteve për analiza më të specializuara detyrojnë shumë qytetarë të drejtohen drejt laboratorëve privatë, shpesh me kosto të larta për familjet.
Situata kërkon vëmendje nga autoritetet përkatëse, në mënyrë që të garantohet shërbim i denjë dhe i barabartë për të gjithë pacientët, brenda sistemit shëndetësor publik.