Shpërthejnë trazirat në Mozambik, dhe rrezikojnë të shndërrojnë vendin afrikan në një fushëbetejë të përgjakur.
Epiqendra e kësaj kryengritje që sipas dëshmive ka shkaktuar dhjetëra viktima që gjenden ende në rrugë, është qyteti i Palës, në rajonin verior të Cabo Delgado, i pushtuar nga qindra mbështetës të një grupi ekstremist aleat i ISIS.
Grupi që filloi veprimet e saj në 2017, ku paraqitej më shumë si një bashkim i pashpresë personash të papunë dhe të lidhur nga uria dhe feja islame, sot janë shndërruar në një ushtri të vërtetë, ku mes tyre radhiten mijëra anëtarë të mirë armatosur.
Sipas OKB-së, janë të paktën 55 persona që u masakruan në sulmin e të hënës, më së shumti ushtarë dhe të krishterë, por edhe disa të huaj.
Në fakt, Palma është një vend strategjik jo vetëm për atë vend, por për ekonominë e të gjithë kontinentit. Gjiganti i hidrokarbureve Total ka kryer një nga investimet më të mëdha të kryera ndonjë herë në Afrikë, prej rreth 20 miliardë dollarë, për të siguruar atë që mendohet të jetë një nga depozitat më të mëdha në botë të gazit natyror. Për shkak të trazirave, Total ka deklaruar pezullimin e aktivitetit, ndërkohë që SHBA ka dërguar ekspertë ushtarakë në zonë për të trajnuar forcat lokale.
Rebelët islamik të Mozambikut
Një ngjarje e ngjashme ndodhi në gusht në një qytet tjetër të vendit me 30 milionë banorë, Mocimboa de Praia, që ende mbahet nga grupi terrorist, duke hedhur premisa për një luftë të re civile në ish-koloninë portugeze.