Dhuna dhe molotovët para Bashkisë së Tiranës, policia arreston një 48-vjeçar

0

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë dy protestave të fundit para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Për 48-vjeçarin rëndojnë akuzat “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Molotovi i hedhur nga protestuesit e opozitës drejt uniformave blu para Bashkisë së Tiranës nuk mungoi as në protestën e fundit të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë.

Flakët shpërthyen në të dy hyrjet e godinës ndërsa një polic humbi ndjenjat.

Ekspertët e konsideruan sheshin para bashkisë skenë krimi ndërsa punonjësit e pastrimit nisën heqjen e mbetjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu