AF Elbasani në Superiore, pasdite festë në qytet

0

Nga Klaudia Muça

Akademia e Futbollit Elbasani nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Superligën Shqiptare. Ngjitjen në elitën e futbollit në Shqipëri, verdhëblutë e Nevil Dedes e siguruan matematikisht pas fitores 1-0 me Apolloninë në Elbasan Arena në javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Bashkë me ngjitjen në elitë skuadra e AF Elbasanit, pas fitores 5-0 përballë Tomorrit arriti tê sigurojë titullin kampion në Kategoerine e Parë.

Trofeu i kampionatit skuadrës do ti dorëzohet ditën e sotme pasi do të luhet ndeshja e fundit e Kategorisë së Parë. Kështu Bylis – Elbasani do të ulë siparin e këtij sezonit, teksa në “Elbasan Arena” dy ekipet do të vihen përballë njëra-tjetrës në orën 17:00.

Një duel pa shumë rëndësi, i cili do të vlejë për statistikë, pasi ditën e sotme në Elbasan do të jetë festë.

Skuadrës së Nevil Dedes pasi t’i dorëzohet trofeu i kampionit, vendasit kanë oragnizuar një festë për të festuar bashkë me tifozët këtë arritje.

Teksa pritet qe ndeshja të fillojë në stadium tifozët do të ndezin qytetin e Elbasanit duke filluar festën që nga ora 16: 40 deri në orën 17:55 ,për të vazhduar pas përfundimit të ndeshjes.

Për të festuar titullin kampion ka kërkesê të lartë nga tifozët për tu paraqitur në stadium pasi Elbasani rikthehet ne Superligë pas 9 vitesh mungesë . Pavarsisht tifozëve në stadium ka edhe nga ata që do festojnë në shesh pasi ndeshja për ata është e mbyllur pa u luajtur akoma dhe rëndësi ka festa e madhe që do të realizohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu