Personat e arrestuar do të akuzohen për dhunë në familje.
Një 41-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. I arrestuar është edhe një 40-vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Personat do të akuzohen për dhunë në familje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.