Dhunoi dhe kërcënoi babanë me thikë, arrestohet 22-vjeçari

0

Një 22-vjeçar nga Delvina është arrestuar nga policia.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe e ka kanosur me mjet prerës, thikë.

Sipas njoftimit të policisë, ra në pranga, G.A, 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.