Dhunoi dhe mbajti të mbyllur të dashurën për 3 ditë në banesë, arrestohet 29-vjeçari nga Ferizaj

0

30-vjeçaren, me iniciale M.A., i riu e kishte marrë peng dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë.
Një 29-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.Sh, është arrestuar sot në Ferizaj. Mësohet se për shkak bërë pengmarrja e të dashurës së tij.

30-vjeçaren, me iniciale M.A., i riu e kishte marrë peng dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë. Sipas policisë, 30-vjeçarja kishte arritur t’i njoftojë fqinjët e saj dhe këta më pas kishin lajmëruar Policinë.

“Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas marrjes në pyetje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore,”-bëhet me dije në njoftimin e Policisë lidhur me rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu